Mujë Ademaj, xhaxhai i 30-vjeçarës, Liridona Murseli e cila dyshohet se humbi jetën më 29 nëntor nga vrasja e planifikuar nga burri i saj Naim Murseli, është deklaruar shkurtimisht për media rreth njohurive që ata kishin për marrëdhënien mes çiftit.
Ademaj deklaroi se s’kanë pasur ndonjë informatë që Liridona e Naimi kishin probleme mes vete.
Prokuroria ka konfirmuar se në koordinim me Policinë e Kosovës, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për këtë rast, ku njëri nga ta është Naim Murseli, bashkëshorti i së ndjerës dhe Granit Plava, i dyshuar që ka kryer vrasjen.
Murseli është arrestuar në dyshimin se ka paguar Plavën për vrasjen e bashkëshortes. Derisa të mërkurën në mbrëmje, është arrestuar edhe një person lidhur me vrasjen, duke e quar në tre numrin e të arrestuarve.