Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është shtri të premten mbrëma në spital për shkak të problemeve me zemrën.
Në një njoftim të zyrës së tij, thuhet se ai u shtri në Akademinë Ushtarake Mjekësore për shkak të problemeve kardiovaskulare dhe se gjendja e tij është e qëndrueshme.
Presidenti 49 vjeçar, po mbahet në spital për shkak të kujdesit të mëtejshëm.
Ndërsa në mesditën e sotme ka folur këshilltarja e tij, duke treguar që gjendja e Vuçiqit është stabile, dhe se do të mbahet në spital për kujdes shtesë.
E pas gjithë kësaj situate është lajmëruar vetë Vuçiq, duke thënë se është mirë e që nga e hëna do të kthehet në punë.
“Faleminderit mjekëve dhe stafit të Spitalit Ushtarak. Faleminderit për të gjithë ata që u kujdesën. Do të jem në punë me orar të plotë duke filluar nga e hëna”, ka thënë Vuçiq.
Gjatë ditës lidhur me rastin e shtrimit në spital të Vuçiqit, ka folur edhe Aleksander Vulin, i cili ka thënë se një gjë e tillë i ka ndodhur për shkak të volumit të madh të punëve. /Gazeta Sinjali/