image Qytetarja për vrasjet në Velipojë: Telefonova policinë, s’u përgjigj njeri

Shqipëri

Qytetarja për vrasjet në Velipojë: Telefonova policinë, s’u përgjigj njeri

news image

Një ngjarje e rëndë tronditi sot Velipojën, ku katër persona u vranë me armë zjarri, kurse dy të tjerë mbetën të plagosur, shkruan Gazeta Sinjali.

Një qytetare ka rrëfyer se kjo masakër është e paralajmëruar, duke shtuar se ka telefonuar policinë dhe se nuk i është përgjigjur njeri.

“Me sa kam në dijeni unë, ka disa ditë që ka nisur konflikti e unë mendoj se fajin e ka qeveria. Kjo sepse shezllonget duhet të ishin ndarë me kohë. Më vjen shumë keq, sepse i njoh të dyja palët, kanë punuar për të sjellë njerëz në Velipojë dhe të bëhet Shqipëria“, ka thënë ajo për Syri TV.

Neve na kanë zgjuar kallashët, nuk na u përgjigjën fillimisht nga policia. Britmat e një gruaje ishin të llahtashme. Kosovarët janë traumatizuar dhe kjo është e rëndë. Unë mendoj se duhet të ketë ndjesë publike për këtë ngjarje, ka njerëz që do varrosen, për shkak të interesave mes shumë palëve. Është e tmerrshme”, përfundoi ajo./Gazeta Sinjali/