image Flet për Sinjalin Ardian Maznikolli: S'kam gisht në plagosjen në Pejë, gjendem në Austri

Siguri

Flet për Sinjalin Ardian Maznikolli: S’kam gisht në plagosjen në Pejë, gjendem në Austri

news image

Tre persona kanë mbetur të plagosur sonte në Pejë pas një përleshje që ndodhi në afërsi të një furre në këtë qytet. Për motive akoma të panjohura, viktimat, babai me dy djemtë u qëlluan me armë zjarri, ndërsa i dyshuari ka ikur. Policia dhe Prokurori i Shtetit kanë nisur hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar.

Informacionet e para që janë trajtuar nga ana e Policisë ka qenë mundësia e përfshirjes së Aridian Maznikollit, i njohur si ‘Rusi’ në këtë rast.

Sinjali raportoi se i njëjti u trajtua fillimisht si person i dyshuar për plagosjen dhe nisi ndërmarrja e veprimeve të nevojshme për të konfirmuar palët e përfshira në incident.

Maznikolli është lajmëruar në redaksinë e Sinjalit, ku është shfaqur edhe me pamje.

Ai tha për Sinjalin se nuk ka të bëjë asgjë me rastin që ka ndodhur dhe nuk ka gisht në plagosjen e personave në fjalë pasi nuk ndodhet fare në Kosovë.

Mes tjerash, Maznikolli e tregoi edhe pasaportën që e dëshmon se ka dalë nga Kosova para disa ditësh dhe tashmë ndodhet në Austri.

“Unë jom në Austri, që nja javë ditë. Informata pa lidhje. Është e faktuar kur kam dalë nga Kosova.” – tha Maznikolli.

Ndërkohë, tre viktimat që u qëlluan me armë zjarri janë dërguar në QKUK dhe njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

/GazetaSinjali/