image Flet mjeku që kontrolloi Krivaqën në Gjykatë: Shfaqi probleme si pasojë e përdorimit të narkotikëve

Sociale

Flet mjeku që kontrolloi Krivaqën në Gjykatë: Shfaqi probleme si pasojë e përdorimit të narkotikëve

news image

I dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares nga Ferizaj, Dardan Krivaqa, është paraqitur sot para trupit gjykues, shkruan Gazeta Sinjali.

Seanca gjyqësore në të cilën atij iu caktuan 30 ditë paraburgim ishte ndërprerë pasi Krivaqa nuk ishte ndjerë mirë dhe kishte kërkuar ndihmë mjekësore.

Mjeku që e kontrolloi atë ka thënë se Krivaqa ka shfaqur simptome të depresionit.

Gjendja e pacientit ishte stabile, parametrat vital ishin në normë, pacienti dukej pak në gjendje depresive dhe kjo dyshohet se është pasojë e përdorimit të substancave narkotike që ai dje vet e ka pohu”, ka thënë për RTK’në, Astrit Hoxha.

Gjykata Themelore e Ferizajt pas disa orësh, konfirmoi kërkesën e prokurorisë themelore që ndaj të dyshuarit të merret masa e paraburgimit për një muaj pasi që ka dëshmi të bazuara se i pandehuri  në bashkëkryerje ka kryer veprën penale vrasje e rëndë.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, Ibrahim Idrizi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e tij, me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta, një natë përpara, ka ushtruar fillimisht dhunën psikike, pastaj edhe dhunë fizike, e cila ka vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndjera ka vdekur. /GazetaSinjali/