image Flet kunati i viktimës në Mallakasër: Ajo i shërbeu kafe nipit të burrit, para se ai ta vriste

Rajon

Detaje/ Flet kunati i viktimës në Mallakasër: Ajo i shërbeu kafe nipit të burrit, para se ai ta vriste

news image

Lazer Saliaj, kunati i 50 vjeçare, Drita Saliaj, e cila u gjetë e vrarë pasditen e sotme në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, ka zbardhur detaje të tjera që ndodhën para vrasjes me shall dhe hedhjes së trupit të viktimës në rezervuar uji, nga nipi i tij.

Saliaj është shprehur se para vitit të ri kishte qenë në shtëpinë e kunatës bashkë me gruan e tij, ku kanë pirë kafe dhe më pas është larguar menjëherë drejt Greqisë për te fëmijët, për tu rikthyer vetëm dy ditë më parë.

Duke folur për mediat pranë shtëpisë së viktimës, Lazer Saliaj ka thënë se mbëmjen e djeshme ka pranuar një telefonatë nga komisariati i Policisë së Ballshit lidhur me vendndodhjen e kunatës së tij, ndërsa vetëm mëngjesin e sotëm bashkë me efektivët e policisë kanë gjetur trupin e 50 vjeçares që ishte hedhur në rezervuar.

Madje sipas tij, para se të vritej nga nipi dhe dy shokët e tij, viktima Drita Saliaj i kishte shërbyer nipit të burrit kafe.-


“Jam thirrur mbrëmë në orën 1:00 të natës në polici dhe kam shkuar atje për një sqarim dhe më kanë thënë ke informacion për kunatën. Unë i thashë jo, e kam takuar me datë 28 dhjetor pimë kafe, e pyeta ke ndonjë hall, më tha jo, jam mirë po më dërgoni disa fruta lart. Ia dërguam po atë ditë, dhe pastaj kam ikur në Greqi dhe u ktheva të dielën. Dje gjatë natës erdha me punonjësit e policisë, provuam derën, ishte e mbyllur, thirrëm nga dritarja dhe prap nuk dëgjuam gjë dhe kështu kemi ndenjur deri në orën 6. Policia na tha që kshu kshu, autorët janë kapur dhe pastaj shkuam te rezervuar se mesa duket autorët kanë treguar që e kishin hedhur aty, është 6-7 km larg nga këtu. Shkuam atje nxorën viktimën”, tregoi Lazer Saliaj.

Kunati i viktimës thotë se i njeh autorët, me të cilët thotë se ka edhe lidhje familjare.

“Autorët i njoh, njërin e kam djalin e kushëririt të parë. Ata kishin pirë kafe, se dy filxhanë kishte aty, meqë ishin të afërt ajo i ka pranuar brenda. Njëri nga ata është djali i kushëririt të parë, është djali i djalit të xhaxhait tim, është brenda dhe ai vetë, i ati. Ata e kishin ktyer shtëpinë, përmbys si duket për punë lekësh. Kjo ka ndodhur të dielën në darkë’, tha ai./Gazeta Sinjali/