image Flet Ismet Haxha: U informova për atentatin ndaj meje, askujt s’i kam borxh

Siguri

Flet Ismet Haxha: U informova për atentatin ndaj meje, askujt s’i kam borxh

news image

Personi i parë që ishte përmendur për një atentat të mundshëm Ismet Haxha, ka thënë se ishte në dijeni për rastin e raportuar tashmë nga mediat.

Ai ka thënë se ishte njoftuar nga policia e Kosovës, por edhe nga shërbimi inteligjent i Kosovës, se jeta e tij ishte në rrezik.

 “Para 6 muajsh më patën treguar policia dhe shërbimi informative”, ka thënë Haxha në një deklaratë për Blic

Haxha thotë se pavarësisht prej këtij rasti, ai kurrë nuk kishte kërkuar mbrojte nga Policia e Kosovës.

 “Kujt borxh nuk i kam, nuk kam pse të fshihem nga askush”, ka thënë ai ndër të tjera.

Ismet Haxha ka thënë se kurrë nuk ka dëgjuar për personin për të cilin mediat kanë raportuar se kishte planifikuar atentat ndaj tij, Xhavit Haliti e Albin Kurtit.

 “Jo hera e parë që e dëgjova emrin e tij”, tha Haxha.

Pas raportimit të televizionit shqiptar A2, për një plan për vrasjen e Albin Kurtit, Ismet Haxhës e Xhavit Halitit, ka folur ky i fundit.

 “Unë nuk e kom për herë të parë, edhe më herët kom pasë mbrojtjet të afërt nga Policia e Kosovës. Kom qenë target edhe i grupeve kriminale në Kosovë edhe i UDB-së. Kjo e fundit, është diçka që po besoj përafërsisht jam informu ndoshta në mars të këtij viti, ose prill. Nga Policia e Kosovës jam informuar se duhet të kem kujdes. Policia e Kosovës e Prokuroria e Përgjithshme kanë pasur informata të sakta, e nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim. Me siguri kanë pasur. Më ka thirrë Policia, jemi taku, ma kanë shpejgu rastin, që duhet të kem kujdes”, tha Haliti për Sinjalin.

Televizioni shqiptar A2 raportoi sot se Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka zbuluar një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti dhe dy persona të tjerë nga një shtetas nga Shqipëria.Të paktën kështu rezulton në një dokument të bërë publik këtë të hënë nga hakerat, i cili dyshohet se është marrë nga emaili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano.

Në dokument theksohet se Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka marrë informacione për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet

I dyshuari është Prek Kodra, shtetas shqiptar, i datëlindjes 01.05.1976. Në dokument theksohet se ai ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve dhe armëve të tjera.

Ai dyshohet se është përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi. Ndërkohë, Kodra dyshohet se jeton në Shkodër, ndërsa lëviz në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës.I dyshuari është Prek Kodra, shtetas shqiptar, i datëlindjes 01.05.1976. Në dokument theksohet se ai ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve dhe armëve të tjera.

Ai dyshohet se është përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi. Ndërkohë, Kodra dyshohet se jeton në Shkodër, ndërsa lëviz në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës.

Sipas Policisë Shqiptare, ky person është me precedent penal dhe është hetuar për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut. Ai u shpall në kërkim në vitin 2016, ndërsa pas kontrolleve në banesë iu gjetën dy armë gjahu dhe 90 fishekë.

Në shtator të vitit të kaluar u pezulluar urdhri i kërkimit, ndërsa konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë.Sipas informacione të Njësisë Kundër Terrorizmit, objektivi i parë do të ishte Ismet Haxha.

Objektivi i dytë ishte Xhavit Haliti, i cili do të vritej një muaj pas Haxhës për t’u dukur si hakmarrje. Më pas, do të vritej edhe kryeministri Albin Kurti.

/GazetaSinjali/