image Flet i riu nga Qendra Studentore: Ata që kanë të njofshëm dalin nga karantina qysh në ditën e dytë

Kosovë

Reagim/ Flet i riu nga Qendra Studentore: Ata që kanë të njofshëm dalin nga karantina qysh në ditën e dytë

news image

Një i ri i cili ndodhet në karantinë në Qendrën Studentore tash e 14 ditë, ka shkruar në Facebook duke thënë se gjendja në konvikte nuk është e mirë dhe se nuk respektohet distana sociale, gjithashtu personat të cilët kanë të njohur mjekët, dalin nga karantina qysh në ditën e dytë e të tretë.

Shqipron Berisha, i kthyer nga Zvicra me 20 prill, është një nga 106 personat e karantinuar që ndodhen tashmë në Qendrën Studentore në Prishtinë.

“Ja vlen me përmend se kta persona t’cilët kan dal me t’njofshëm apo me ndihmë të mjekut, kanë dal pas orës 21:00 n’mbramje, qysh në ditën e dytë dhe të tretë të karantinës”, ka shkruar Berisha.

Ai gjithashtu shkruan se distanca në konvikte nuk përfillet sa duhet dhe se atyre nuk u lejohet të porosisin ushqim nga jashtë.

“Distanca ndërmjet njani tjetrit u kan hiq ma shum se 50 cm.
Jemi si n’burg, krejt shka kemi drejt me porosit prej jasht me na pru janë vetëm cigare, kafe edhe barna”, ka shkruar ai.

Shqipron Berisha tregon se nga 105 persona që kanë ardhur nga Zvicra, sot është dita e 14-të, ndërsa janë më pak se 20 persona të karantinuar.

Ndërkaq, kujtojmë që sot rreth orës 17 e 20, një 26-vjeçar i cili dje kishte hyrë si i karantinuar në Qendrën Studentore, sot ka vdekur pasi ka rënë nga kati i 4-të i konviktit në rrethana ende të panjohura./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/ppoonniii/posts/1848887258577710