Gjatë ditës së sotme në klinikën e Gjinekologjisë ka lindur një fëmijë me peshë rreth gjashtë kilogramë e gjysmë nga një grua nga Drenasi.
Nëna e foshnjës të sapolindur në një intervistë për Klankosova është shprehur se i gjithë procesi i lindjes ka shkuar në rregull dhe se është në gjendje të mirë.
“Kjo është hera tretë që bëhem nënë dhe po ndihem mirë. Dy fëmijët e tjerë kanë pas peshë më të vogël, njëri 3 kilogram e gjysmë dhe tjetri 4 kilogramë e 300 gramë, ndërsa sot kam lindur fëmijën me peshë 6 kilogram dhe 390 gram”, ka thënë nëna e foshnjës.
Foshnja është lindur me anë të prerjes cezariane, shkruan Gazeta Sinjali.
Lindja e një foshnje me një peshë të tillë është ndër rastet e rralla që ka ndodhur në QKUK. /GazetaSinjali/