image Flet gjinekologu i infektuar që kishte trajtuar shtatzënën e ndjerë nga Gjakova

Pandemia/ Flet gjinekologu i infektuar që kishte trajtuar shtatzënën e ndjerë nga Gjakova

news image

Gjinekologu nga Gjakova, Albert Lila, i cili u infektua me koronavirus gjatë trajtimit që ia ka bërë tashmë të ndjerës e cila ishte edhe shtatzënë, thotë se aktualisht po e ndjen vetën mirë.

“Kisha një koll të thatë si diçka që të mbet në fyt dhe një ndjesi që po mbes pa frymë. Këto simptoma ishin në ditën e gjashtë dhe të shtatë. Sot është dita ime e tetë dhe lirisht mund të them se po ndjehem mirë”, rrëfen Lila.

Sa i përket vdekjes së ish pacientes së tij, Lila thotë se është tejet i lidhur emocionalisht me atë rast, teksa tregon se ajo ishte udhëzuar nga Spitali i Gjakovës që të dërgohej në QKUK.

“Pacienten në fjalë e kemi udhëzuar të transferohet në Prishtinë për ekzaminime të mëtejme. Ka qenë insistim i ekipit të mjekëve nga Spitali i Gjakovës që pacientja të testohet për COVID-19. Pas marrjes së lajmit që pacientja ka rezultuar pozitive në COVID-19, ekipi që kemi qenë kujdestarë atë natë jemi testuar”, tha ai për RTV Dukagjini.

Doktori thotë se nga momenti i testimit deri në daljen e rezultateve kanë shkuar rreth 20 orë.

“Për mua ishin si 20 vite pritje,  derisa rezultova pozitiv”.

Lila thotë se familja e tij në bazë të protokolleve duhet të pres disa ditë për t’i kryer testimet.

Ai thotë se nuk ka pasur kontakte me familjarë tjerë nga vet fakti se ka parandier që mund të ishte infektuar për shkak të kontakteve me pacientë./Gazeta Sinjali/