image Flet ish-drejtori i Policisë në Ferizaj që u degradua në pozitë: Nuk e di me komentu këtë vendim, do të ankohem

Siguri

Flet ish-drejtori i Policisë në Ferizaj që u degradua në pozitë: Nuk e di me komentu këtë vendim, do të ankohem

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi se Emin Beqiri, Drejtori i Policisë për Rajonin e Ferizajt,  është degraduar nga kjo pozitë dhe është transferuar në Drejtorinë Rajonalë të Prizrenit, si këshilltar i lartë i drejtorit.

Lidhur me këtë ndryshim, Gazeta Sinjali ka kontaktuar Beqirin, i cili ka thënë se do të ankohen në institucionet përkatëse lidhur me këtë vendim.

“Sot jam transferuar në Drejtorinë rajonale të Prizrenit, si këshilltar i lartë i drejtorit. Nuk e di me komentu këtë vendim, duhet t’i thirrni ata që e kanë marrë vendimin. Unë do të ankohen në institucionet përkatëse lidhur me këtë vendim”, tha Beqiri për Sinjali.

Përveç Beqirit, edhe Shaban Gruda, drejtor i departamentit të Policisë Kufitare, është degraduar në pozitë.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Grudën për të marrë një konfirmim zyrtar, por i njëjti nuk është përgjigjur.

/GazetaSinjali/