image Flet dëshmitari që falë tij u arrestua Dardan Krivaqa

Sociale

Flet dëshmitari që falë tij u arrestua Dardan Krivaqa

news image

Lidhur me rastin e vrasjes tragjike të 18-vjeçares gjatë pasdites së sotme është arrestuar edhe i dyshuari tjetër, Dardan Krivaqa, shkruan Gazeta Sinjali.

Personi që falë tij është arrestuar Dardan Krivaqa ka folur në lidhje me rastin.

Ai përderisa ka dashur që ta mbajë të fshehtë identitetin e tij është shprehur se ka qenë në kontakt me policinë prej momentit që e ka parë atë në fshatin Dardani të Ferizajt.

 “Kam dashur ta ndalojë vet, por policia më thanë që të mos bëj asgjë sepse është person i rrezikshëm. Deri në vend të ngjarjes kam qenë këtu edhe pasi e kanë arrestuar. Kam qenë pasë policisë”, është shprehur ai për Klan Kosovën.

Kur e ka parë policin ka tentuar të largohet por nuk mundi të ikë. Është rrëzuar nga biçikleta dhe ka tentuar të ikë. Nuk është goditur nga vetura”.

Gjithashtu gjithë ngjarjen ka treguar se e ka parë edhe pronari i shtëpisë pranë së cilës u arrestua i dyshuari./GazetaSinjali/