Në atentatin e mbrëmjes së të enjtes që ndodhi në Tiranë ka qenë dhe një dëshmitar okular i cili i ka shpëtuar mrekullisht plumbave.
Dëshmitari po udhëtonte me automjetin tip “Ford” dhe si pasojë e të shtënave makina e tij ka marrë një plumb në derë.
Ai është larguar me shpejtësi në parkimin e një qendre tregtare ku më pas ka njoftuar policinë.
Në dëshminë e tij ka deklaruar se nuk ka arritur t’i dallojë autorët pasi çdo gjë ndodhi shumë shpejtë dhe shtoi se është larguar me nxitim nga frika.
Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur 33 gëzhoja, ndërsa 8 plumba kanë goditur G-Classin dhe një automjetin tip “Ford”.
Në pyetje është marrë edhe gruaja e Roan Brahimit, e cila ka shprehur se nuk ka idenë kush i ka ekzekutuar vjehrrin dhe se nuk ka lidhje me atentatin në Tiranë pasi ndodhej në Milot. Ajo ka deklaruar gjithashtu se nuk ka problem me askënd, por nuk përjashton mundësinë e konflikteve të bashkëshortit të saj në të shkuarën.