image Flet babai që shpëtoi 6 persona por jo djalin e tij nga aksidenti në Bullgari - Sinjali

Flet babai që shpëtoi 6 persona por jo djalin e tij nga aksidenti në Bullgari

news image

I mbijetuar në aksidentin ku mbetën të vdekur 45 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Orhan Aliti ka rrëfyer për aksidentin e rëndë dhe për humbjen e djalit të tij Visarit.

Ai për ‘Alsat M”, tha se ka pasur shpresë që edhe Visari do të dilte i gjallë nga autobusi, por se për vdekjen e tij e ka marrë vesh më pas nga familjarët.

Orhani tregoi se në ato momente, Visarit i bënte zilja e telefonit.

“Për Visarin unë pata shpresë se telefoni cingërojke, shumë kam mbajt shpresë shpresë por pardje erdhën familjarët më thanë, m’i humbën shpresat.  I jepesha vetes një shpresë që paska mbet dikun, se telefoni cingërojke, por familjarët më thanë që ndërroj jetë”, ka thënë ai.

Orhan Aliti i mbijetoi aksidentit, por jo dhe tragjedisë, sepse për fat të keq humbi djalin e tij Visarin me të cilin bashkë ishin në ekskursion në Turqi.

Në këtë, aksident mbetën të vdekur 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut, kryesisht të nacionalitetit shqiptar.

Aksidentit i mbijetuan shtatë persona.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin