3-vjeçari nga Shqipëria Brian Spahiu, humbi jetën në rrethana të rënda, pasi prindërit e çuan te dentisti për një ndërhyrje në dhëmbë. Sipas babait të 3-vjeçarit fajtor për humbjen e të birit është mjeku 70-vjeçar Roland Xhaxho, i cili e ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme në klinikën e tij private, djalin 3-vjeçar, ku pas mjekimit ka shfaqur komplikacione dhe pas tre ditësh ka humbur jetën në spital.
Prindërit pretendojnë se arsyeja ka qenë pikërisht mjekimi që ka marrë fëmija te dentisti pasi fëmija ka shfaqur komplikacione menjëherë pas mjekimit.
“Ai për m’u nuk është mjek. Më kanë thënë dentistja deri në dy orë e gjysmë maksimumi ndërhyrja dhe tre çerek ore maksimumi deri në një orë dalja e anestezisë. Anestezi të gjeneruar, jo anestezi totale, siç thotë tani. Briani fiks 10 është futur [në operim], rreth 2:30-3:30 ka dalë doktoresha dhe doktori kanë thënë që Briani është shumë në rregull, po vazhdojmë me pjesën e anestezisë e pastrimit. Hynë-dil, hynë dil. Te dhoma e çunit rreth orës 6 kemi hy. Në fillim kemi paguar 300 euro në fillim, dhe për çdo orë shtesë paguan 70 euro. 630 total”, u shpreh babai i tij për Opinion TV Show.
Pasi ka përfunduar ndërhyrjen mjeku dentist i ka kërkuar që djalin ta marrë nga klinika dhe ta çojë në banesë, duke i rekomanduar edhe mjekimin që duhet të merrte. Pasi kanë shkuar në banesë fëmija ka filluar të ndihet keq. Prindërit e shqetësuar kanë marrë kliniken private në telefon por nuk i është përgjigjur njeri. Duke parë gjendjen e fëmijës që po përkeqësohej ata e kanë çuar në spitalin pediatrik, te cilët duke parë gjendjen jo të mirë të fëmijës e kanë dërguar në reanimacion. Me gjithë përpjekjet e mjekëve që ta kthejnë në jete për dy ditë rresht fëmija ka ndërruar jetë në spital.
Prindërit thonë se djali ka rënë në gjendje kome pas anestezisë. Por priten rezultatet e ekspertizës mjeko ligjore të autopsisë, për të vërtetuar shkakun e ndarjes nga jeta të fëmijës 3 vjeçar të familjes Spahiu. /top-channel/