image Flasin nga shkolla ku nëna ishte arsimtare dhe e bija nxënëse, dy viktimat e aksidentit tragjik

Rajon

Flasin nga shkolla ku nëna ishte arsimtare dhe e bija nxënëse, dy viktimat e aksidentit tragjik

news image

Në mesin e 46 viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari janë edhe Fikrije dhe Anisa Hiseni, nënë e bijë, shkruan Gazeta Sinjali.

Fikrije Hiseni ishte mësimdhënëse në shkollën “Naim Frashëri” në Shkup dhe në po këtë shkollë e bija e saj vijonte mësimin.

Për humbjen e tyre tragjike ka folur sekretari i kësaj shkolle, Burak Aliu, pjesë e së cilës ishin edhe dy viktimat.

Lajmin e pranuam shumë rëndë, është shumë e rëndë për ne. Shprehim ngushëllime ne si shkollë për mësimdhënësen tonë si dhe për Anisën, nxënësen e klasës së nëntë”, ka thënë Aliu.

Sipas tij viktimat kishin shkuar në Turqi për një ekskursion familjar.

Mesa e dimë ne arsyeja ishte vetëm një ekskursion i organizuar familjar, shëtitje, pasi që ishte edhe dita e alfabetit ishte vikend i zgjatur për atë ka qenë shëtitje në Turqi”, ka shtuar ai.

Ai foli edhe për takimin e fundit që pati me mësimdhënësen e kësaj shkolle, për të cilën tha se ka qenë një grua e sjellshme dhe komunikative dhe për Anisën tha se kishte qenë një vajzë e shkëlqyeshme.

“Takimi i fundit ishte ditën e enjte pikërisht në korridorin e shkollës, ku si gjithmonë u përshëndetshim ai ishte takimi i fundit me zonjën Fikrije. Zonjën Fikrije do ta mbajmë mend si arsimtare shumë të sjellshme, shumë komunikatave shumë të mirë, ndërsa Anisën si nxënëse të shkëlqyeshme”, ka vazhduar ai.

Sot procesi mësimor në këtë shkollë është ndërprerë, se kur do të rifillojë presin informimin  nga drejtori i shkollës, i cili viktimat i kishte mbesa.

Sot procesi mësimor është pezullu, pasi që vjehrri i zonjës Fikrije është edhe nikoqir i shkollës, ndërsa Anisa dhe Fikrija janë mbesa të drejotrit të shkollës, informacione për më tej presim nga drejtori i shkollës”, ka thënë ai për Klan Kosova.

Anisa ishte vajza e vetme e familjes Hiseni.

Klikoni KËTU për ta shikuar videon. /GazetaSinjali/