Në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Arllat të Drenasit ka mbetur i vdekur një person dhe një tjetër është në gjendje të rëndë shëndetësore.
I lënduari është duke u trajtuar në Emergjencën e QKUK-së. Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar mjekja, Dafina Basholli.
“Është në gjendje shumë të rëndë”, tha Basholli.
Të përfshira në këtë aksident ishin një kamionetë dhe një kamion./Gazeta Sinjali/