image Flasin nga Klinika Infektive për gjendjen e të infektuarve me koronavirus

Kosovë

Flasin nga Klinika Infektive për gjendjen e të infektuarve me koronavirus

news image

Personat e infektuar me koronavirus në Kosovë janë në gjendje stabile.

Kështu ka deklaruar drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Lindita Ajazaj-Berisha, transmeton Gazeta Sinjali.

“Nëntë persona janë në Infektivë dhe janë në gjendje stabile. Për momentin jemi mirë me furnizim dhe i gjithë stafi janë në gatishmëri. Ne jemi në emergjencë prej 8 shkurtit”, ka thënë ajo.

Sipas drejtoreshës, në Klinikën Infektive janë personat që përveç infektimit me koronavirus kanë edhe sëmundje të tjera.

“Në Infektivë janë rastet të cilat janë me Covid-19 dhe që kanë sëmundje të tjera. Katër persona që janë në vetizolim janë vetëm me Covid-19”, ka thënë Ajazaj-Berisha.

Në Kosovë aktualisht janë konfirmuar 13 raste me koronavirus, teksa në Shqipëri numri ka shkuar në 51./Gazeta Sinjali/