image Flasin nga Emergjenca/Kjo është gjendja e 72-vjeçarit nga Gjakova që u godit me sëpatë

Siguri

Flasin nga Emergjenca/Kjo është gjendja e 72-vjeçarit nga Gjakova që u godit me sëpatë

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një përleshje në fshatin Bardhaniq të Gjakovës, ku një person ka marrë lëndime të rënda pasi u godit me sëpatë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Sinjalin se viktima është një 72-vjeçar dhe për shkak të lëndimeve të rënda trupore është dërguar në QKUK.

Mjeku i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare, Naser Syla ka konfirmuar për Sinjalin, se gjendja e të lënduarit është e rëndë dhe për momentin po i bëhen ekzaminimet e nevojshme.

/GazetaSinjali/