image Flamuri i Kosovës valon në objektin e komunës në Mitrovicën Veriore

Politikë

Flamuri i Kosovës valon në objektin e komunës në Mitrovicën Veriore

news image

Dy flamuj të Kosovës janë vendosur në oborrin e komunës në Mitrovicën Veriore e cila udhëhiqet nga Erden Atiq.

Fotografinë e ka publikuar Arlind Manxhuka, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

“Sot, Komuna e Mitrovicës veriore”, shkruan Manxhuka, në fotogfrafinë ku shihet edhe pllaka në të cilën shkruan Komuna e Mitrovicës Veriore.

Aty shihen edhe disa policë, teksa qëndrojnë roje në oborrin e komunës.

Flamuj të Kosovës janë vendosur më herët edhe në komunat e tjera veriore.

Ndryshe, situata në veri mbetet e tensionuar që prej majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë atje u futën në objektet komunale me ndihmë të Policisë.

/GazetaSinjali/