image Flamur Berisha i dyshuari për plagosjen në Dardani është recidivist, dyshohet për vepra tjera penale

Siguri

Flamur Berisha i dyshuari për plagosjen në Dardani është recidivist, dyshohet për vepra tjera penale

news image

Mëngjesin e sotëm, disa të shtëna me armë zjarri trazuan banorët e lagjes Dardania në Prishtinë. Një konflikt në kafenenë ‘Pasarela’ mes Flamur Berishës dhe Dëfrim Kuqit, rrezikoi të përfundojë tragjikisht për këtë të fundit. Kuqi mbeti i plagosur rëndë si pasojë e të shtënave që dyshohet se u shkrepën nga Berisha, raporton Gazeta Sinjali.

I dyshuari për ngjarjen e rëndë, Flamur Berisha, është identifikuar nga Policia e Kosovës, por i njëjti ende s’është arrestuar.

Flamur Berisha

Berisha me të kryer veprën, është larguar në drejtim të panjohur, duke shpëtuar kështu përkohësisht nga duart e organeve të rendit.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, tha për Sinjalin se hetuesit policorë bashkë me Prokurorinë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se nga një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar (i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.

Ndryshe, i dyshuari është recidivist i njohur nga Policia e Kosovës. Ai dyshohet edhe për vepra të tjera penale.

Ndërkohë, viktima Dëfrim Kuqi, është dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente në Klinikën Universitare të Kosovës.

Dëfrim Kuqi

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, tha për Sinjalin se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

E kanë sjellë të plagosurin. Është në gjendje jo stabile, në gjendje të rëndë”, tha Syla.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/