image Flakët shkaktojnë panik në restorant, klientët vrapojnë të tmerruar - VIDEO

Evropë

Flakët shkaktojnë panik në restorant, klientët vrapojnë të tmerruar – VIDEO

news image

Stafi i një restoranti luksoz në Mayfair, në Londër ka çdo arsye për t’u ndjerë krenar pasi arritën të shpëtonin 300 klientë të cilët po kërkonin një mënyrë për t’i shpëtuar shpërthimit të zjarrit.

Klientët e tmerruar u panë duke vrapuar për të shpëtuar jetën e tyre pasi restoranti amerikano-latin MNKY HSE në Dover Street u shndërrua në një ferr gjatë një feste Krishtlindjesh.

Më shumë se 24 zjarrfikës mbërritën në vendngjarje për të shuar flakët në restorant, dhe fatmirësisht të pranishmit nuk pësuan lëndime serioze.

/GazetaSinjali/