image Fjolla shkatërroi çantat 30 mijë euro të dhuruara nga ai, reagon Fisnik Syla: Turpi nuk paska kufij

Bota e Yjeve

Fjolla shkatërroi çantat 30 mijë euro të dhuruara nga ai, reagon Fisnik Syla: Turpi nuk paska kufij

news image

Fjolla Morina ka disa ditë që bën postime të ndryshme në profilin e saj në “Instagram”. Së fundmi, ajo ndau me ndjekësit e saj një video ku shfaqej duke gjuajtur dhe shkelur gjëra shumë luksoze nga gardëroba e saj.

Në mesin e sendeve personale, ishin dhe çanta me vlerë të lartë, si ajo “Hermes”.

Këngëtarja e bëri këtë veprim për t’u treguar ndjekësve të saj që nuk kanë vlerë gjërat e tilla, pavarësisht vlerës që kanë.

Pas këtyre veprimeve, ka reaguar edhe Fisnik Syla. Ish-bashkëshorti i Fjollës e ka konsideruar të turpshëm veprimin e këngëtares, përmes një videoje që duket të jetë bërë në kohën kur ia ka blerë e kanë qenë bashkë. 

“Shumë gjest i turpshëm dhe i shëmtuar. Ani pse i përbuz, se ja kam blerë unë. Po ka pasur rastin e vetëm një herë në jetën e saj që të bëjë diçka të mirë, që ti shet dhe ato para ti dhurojë për bamirësi. Çanta që e gjuante, në vlerë 30,000 euro dhe shumë gjëra të tjera. Turpi nuk paska kufi”, ka deklaruar ai në rrjetin social “Instagram”.

/GazetaSinjali/