image Fjolla Morina: Nga 2021 pres një bebe

Bota e Yjeve

Fjolla Morina: Nga 2021 pres një bebe

news image

Këngëtarja Fjolla Morina, përmes një interviste për revistën “WHO”, ka treguar për jetën e saj personale dhe detaje nga lidhja e saj me Fisnikun, shkruan Gazeta Sinjali.

Fjolla ka folur rreth fillimit të lidhjes dhe njohjes.

“Ne jemi njohur shumë kohë më parë në shoqëri të përbashkët, kemi qenë miq pastaj, jemi dashuruar shumë me njëri-tjetrin dhe sot jemi bashkë”, ka thënë Fjolla.

Kurse, sa i përket fëmijëve të saj dhe të Fisnikut , ajo u shpreh se nuk e kanë pasur të vështirë njohjen.

Po, i kam njohur. Fëmijët janë të shenjtë në jetën tonë. Është shumë e rëndësishme që fëmija të rritet me dashuri dhe kujdes të madh.” , shtoi këngëtarja.

Kurse në fund tha se nga viti 2021 presin një bebe.

Uroj që vitin e ri ta mbyllim me bebe, që po e presim me shumë dashuri. Ju uroj të gjithëve gëzuar vitin 2021, me shëndet të mirë. Ky vit që lamë mbrapa ka qenë shumë i keq për gjithë botën. Dhe ju uroj të gjithëve që ta gjejnë dashurinë e jetës siç e kam gjetur unë”, ka shtuar Fjolla.

/GazetaSinjali/