image Fituesi i Ligës së Kampionëve është Man City, sipas sondazhit të UEFA-s

Futboll

Fituesi i Ligës së Kampionëve është Man City, sipas sondazhit të UEFA-s

news image

Pak minuta na ndajnë nga finalja e madhe e UEFA Champions League mes Manchester Cityt dhe Chelseat, transmeton Sinjali Sport.

Ndeshja nis në ora 21:00 dhe luhet në Porto të Portugalisë, në prani të 16,500 shikuesve.  

UEFA gjatë ditës ka publikuar një sondazh për tifozët duke i pyetur se kush do të triumfojë në finale.

Tifozët besojnë se Manchester City do ta marrë titullin e parë të Ligës së Kampionëve, teksa për ta votuan 55% e fansave.

Në anën tjetër 45% tjerë votuan për londinezët e kaltërt.

/Gazeta Sinjali Sporti/