image Fituesi bjellorus i Çmimit Nobel për Paqe, Ales Bialiatski përballet me 12 vjet burg për kontrabandë

Evropë

Fituesi bjellorus i Çmimit Nobel për Paqe, Ales Bialiatski përballet me 12 vjet burg për kontrabandë

news image

Aktivisti bjellorus dhe laureati i çmimit Nobel për Paqe, Ales Bialiatski, përballet me 12 vjet burg pasi prokurorët bjellorusë e akuzuan atë për kontrabandë, sipas organizatës joqeveritare “Viasna”, themeluesi i së cilës është ai vet.

Bialiatski është në burg që nga korriku i vitit 2021 dhe është akuzuar së bashku me zëvendësin e tij, Valiantsin Stefanovich, dhe koordinatorin e fushatës “Mbrojtësit e të drejtave të njeriut për zgjedhje të lira”, Vladimir Labkovich.

Po kështu, Dmitry Solovyov, i cili u detyrua të largohej nga Bjellorusia, gjithashtu do të gjykohet për të njëjtën çështje në një procedurë të veçantë, megjithëse data e gjykimit të përbashkët për momentin nuk dihet, sipas një deklarate të lëshuar nga organizata.

Sipas Prokurorisë, thuhet se të pandehurit “vepruan si pjesë e një grupi të organizuar nga 4 prilli 2016 deri më 14 korrik 2021” dhe lëviznin “sasi të mëdha parash të tërhequra në Lituani përtej kufirit doganor të Bashkimit Ekonomik Euroaziatik”.

Bialiatski, i cili kaloi tre vjet në burg, nga viti 2011 deri më 2014, u arrestua sërish pas protestave paszgjedhore të vitit 2020. Ai mori çmimin Nobel për Paqe më 7 tetor të vitit të kaluar, raporton News360.

/GazetaSinjali/