image Fitorja e Gjestit në BBVA, nëna e emocionuar: Për durimin e respektin tënd jam krenare

Bota e Yjeve

Fitorja e Gjestit në BBVA, nëna e emocionuar: Për durimin e respektin tënd jam krenare

news image

Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, ka dalë fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, pas një rrugëtimi të gjatë prej 184 ditësh në izolim – duke përfshirë edhe kalimin nga Big Brother VIP Kosova në versionin shqiptar të spektaklit, raporton Gazeta Sinjali.

Pas shpalljes si fitues, momenti më prekës ndodhi kur Gjesti u përqafua nga prindërit e tij në studio. Nëna e tij, e emocionuar, u shpreh me krenari dhe dashuri:

“Jam nëna më e lumtur për durimin tënd e për respektin që e ke, e ke pasur për të gjithë banorët.”

Pak çaste më pas, edhe babai i tij iu afrua për ta përqafuar dhe për ta përgëzuar për fitoren dhe për të gjithë rrugëtimin brenda formatit.

Gjesti arriti të rrëmbejë çmimin e madh prej 100 mijë euro, duke lënë pas në vend të dytë këngëtaren Rozana Radi.

/GazetaSinjali/