Rajan, djaloshi 8-vjeçar ka rreth 21 milionë ndjekës në kanalin e tij në Youtube ku publikon video duke testuar lodra të ndryshme.
Ai ka fituar 22 milion dollarë përmes Youtube që nga qershori i vitit 2018 deri në qershor të vitit 2019.
Mirëpo hetimet kanë filluar pasi që agjencia “Vërtetësia në Reklamim” ka akuzuar prindërit e tij se kanë testuar me rezultate pozitive lodra për të cilat janë paguar nga kompanitë prodhuese.