image Finlanda shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Evropë

Finlanda shpall gjendjen e jashtëzakonshme

news image

Qeveria finlandeze e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të rritjes së infeksioneve me koronavirus.

Kryeministrja Sanna Marin, javën e kaluar e kishte marrë një vendim në parim për shpalljen e një gjendjeje të jashtëzakonshme.

Vendimi nga autoritetet vjen si rrjedhojë e rritjes së mprehtë të infeksioneve e cila erdhi si pasojë e varianteve të reja.

Finlanda me këtë rast ka mbyllur kufijtë e vendit.

Gjendja e jashtëzakonshme gjithashtu do të lejojë qeverinë të mbyll shkollat dhe të kufizojë lëvizjen midis rajoneve.

Finlanda, ndër vendet evropiane më pak të prekura nga virusi, ka regjistruar 58 mijë raste dhe 742 viktima që nga fillimi i pandemisë. /Gazeta Sinjali/