Finlanda do të sigurojë armë dhe municion për Ukrainën, tha kryeministrja e vendit Sanna Marin.
Ngarkesa do të përfshijë 2,500 pushkë sulmi, 150,000 plumba, 1,500 armë antitank dhe 70,000 pako ushqimore, shtoi ministri i mbrojtjes i Finlandës, Antti Kaikkonen.
Duke folur pas një takimi të qeverisë sot, Kaikkonen u tha gazetarëve: Armët antitank mund të përdoren për të luftuar automjetet e blinduara.
Kaikkonen la të kuptohet dje se qeveria finlandeze po shqyrtonte heqjen e politikës së kahershme të Finlandës për të mos lejuar eksportimin e armëve në zonat e luftës.
Ministri tha gjithashtu se Finlanda, e cila nuk është anëtare e NATO-s dhe ndan një kufi të gjatë me Rusinë , i kishte dhënë dritën jeshile Estonisë për të dërguar armë fushore në pronësi të mëparshme finlandeze në Ukrainë.