image Finalja e madhe e Kupës së Botës në Rugby, Rita Ora shihet përkrah Gjokoviqit – VIDEO

Bota e Yjeve

Finalja e madhe e Kupës së Botës në Rugby, Rita Ora shihet përkrah Gjokoviqit – VIDEO

news image

Sot është dita e finales së madhe të Kupës së Botës në Rugby, mes Zelandës së Re dhe Afrikës së Jugut, raporton Gazeta Sinjali.

Në tribunat e shikuesve ishte edhe këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora.

Në një moment gjatë ndeshjes, kamera ka fokusuar Ritën e cila është parë përkrah tenistit serb, Novak Gjokoviq.

Disponimi i dyshes duket të jetë i mirë dhe ata duket se kanë një raport shoqëror mes vete.

Kujtojmë se Gjokoviq njihet për veprimet e tij provokuese kundër Kosovës.

Mesazhi i tij ‘Kosova është zemra e Serbisë. Ndaloni dhunën’ gjatë ‘French Open’ në maj të këtij viti, pati ngjallur reagime të shumta, ku madje Komiteti Olimpik i Kosovës e akuzoi atë për nxitje të tensioneve politike.

KOK i bëri thirrje Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) që të marrë masa disiplinore ndaj tenistit Gjokoviq.

/GazetaSinjali/