image Finalja e dytë e Superligës: Trepça pret Bashkimin në Mitrovicë për barazim

Basketboll

Finalja e dytë e Superligës: Trepça pret Bashkimin në Mitrovicë për barazim

news image

Finalet e mëdha të “Play-off”-it të Superligës së Kosovës në basketboll vazhdojnë me përballjen e dytë mes Trepçës dhe Bashkimit, që zhvillohet të mërkurën në Mitrovicë me fillim nga ora 19:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas fitores në ndeshjen e parë me rezultat 84:77, Bashkimi udhëheq serinë finale 1:0 dhe kërkon fitoren e dytë për t’u afruar edhe më shumë titullit kampion. Në anën tjetër, Trepça, që është kampione në fuqi, synon të barazojë serinë dhe të ruajë gjallë shpresat për mbrojtjen e titullit.

Kjo finale sjell një përballje të fortë mes dy skuadrave që janë përballur tashmë pesë herë këtë sezon, përfshirë edhe finalen e Kupës së Kosovës, ku triumfuan mitrovicasit. Në përballjet e rregullta të sezonit, secila skuadër ka nga dy fitore, të gjitha si vendase.

Bashkimi kërkon titullin e dytë kampion në histori, pas atij të vitit 2018, ndërsa Trepça do të mundohet të shfrytëzojë përkrahjen e zjarrtë të tifozëve mitrovicas për të përmbysur serinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/