image Finalizohet Projektligji për Deklarimin e Pasurisë nga Zyrtarët Shtetërorë

Drejtësi

Finalizohet Projektligji për Deklarimin e Pasurisë nga Zyrtarët Shtetërorë

news image

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, ka bërë të ditur se është finalizuar Projektligji për Deklarimin e Pasurisë, Kontroll mbi Pasurimin e Zyrtarëve Shtetërorë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, përmes këtij projektligji do të zgjerohet kategoria e zyrtarëve që do të deklarojnë pasurinë, me theks te sektorët që ka më shumë hapësirë për abuzim me paranë publike.

“Për herë të parë krijohet baza ligjore për deklarim online të pasurisë, ku do të sigurohet transparencë më e madhe dhe rrjedhimisht do të krijohen kushtet për përcjelljen e lëvizjes së pasurisë së zyrtarëve të lartë ndër vite. Po ashtu, do të parashihet edhe kontroll i pasurisë duke përfshirë edhe argumentimin e prejardhjes së saj”, shkroi ndër të tjera Selimi në Facebook.

Po ashtu, ky projektligj parasheh që dhuratat e pranuara nga zyrtarët e shtetit do t’i takojnë shtetit dhe jo zyrtarit./Gazeta Sinjali/