image Filmi“Exil” i regjisorit kosovar në Festivalin e Filmit "Sundance" në SHBA

Film

Garë/ Filmi“Exil” i regjisorit kosovar në Festivalin e Filmit “Sundance” në SHBA

news image

Filmi “Exile” i regjisorit dhe skenaristit kosovar, Visar Morinës, garon në festivalin e filmit “Sundance”, ka njoftuar Qendra Kinematografike e Kosovës. 

Filmi i metrazhit të gjatë rrëfen tregimin e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhytë atë në krizë të identitetit.


Skenari i këtij filmi është shpërblyer me çmimin prestigjioz gjerman “Lola’s Gold”. Ky çmim vjen pas sukseseve të regjisorit Morina me filmin “Babai” i cili fitoi në Festivalin e Karlovy Varyt për regjinë më të mirë.


“Exile” është bashkëprodhim në mes të Komplizen Film Gjermani, Ikonë Studio Kosovë(Yll Uka, Valon Bajgora) dhe Frakas nga Belgjika i financuar nga: Minister of State for Culture and Media, Film- und Medienstiftung NRË, German Federal Film Fund, Belgium Film Tax Shelter, Medienboard Berlin Brandenburg, Qendra Kinematografike e Kosovës, Eurimages, German Federal Film Board.


Film “Exile” sjell një kastë briliante të aktorëve, si: Sanrda Hüller, Mišel Matieviq, Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj, Ameli Kabashi./Gazeta Sinjali/