image Filmi i mbërritur në Netflix dy ditë më parë, po renditet ndër më të mirët këtë vit

Film

Filmi i mbërritur në Netflix dy ditë më parë, po renditet ndër më të mirët këtë vit

news image

“Hit Man” është një film i ri i Netflix me Glen Powell, i cili doli dy ditë më parë dhe tashmë po cilësohet si më i miri i vitit.

Ylli i “Top Gun: Maverick” dhe “Anyone But You” portretizon Gary Johnson, një profesor universiteti në Houston, i cili bën një jetë mjaft të zakonshme derisa një kthesë e papritur e kthen atë në diçka shumë më të madhe.

Në film, i cili është frymëzuar nga një person real, puna e përditshme e Gary është ajo e një profesori, ndërsa kohën e lirë e kalon duke punuar në polici duke u shtirur si një vrasës me pagesë.

Regjia e komedisë dramatike u bë nga Richard Linklater, ndërsa rolet u luajtën nga Adria Arjona, Austin Amelio, Molly Kate Bernard, si dhe Evan Holtzman.

Ka një vlerësim prej 7.2 nga 10 në IMDb, 97 për qind në Rotten Tomatoes dhe 3.4 në Google Ratings.

Kritiku i ABC News, Peter Travers e karakterizoi filmin si një nga më të mirët e vitit, duke thënë: “Do të thosha një nga filmat më të mirë të vitit pa paragjykime”.

/GazetaSinjali/