image Fillon takimi Vuçiq - Grenell, emisari amerikan ka vetëm një kërkesë për Serbinë

Rajon

Takimi/ Fillon takimi Vuçiq – Grenell, emisari amerikan ka vetëm një kërkesë për Serbinë

news image

I dërguari i posaçëm i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, në orën 09:00, e ka filluar takimin me  presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Grenell sot në Beograd ka thënë se Kosova duhet të heqë taksën 100% ndaj Serbisë dhe se Beogradi duhet ta ndalojë fushatën kundër njohjeve të pavarësisë së Kosovës, raporton b92.

Mediat në Serbi raportojnë se Amerika dëshiron një zgjidhje sa më të shpejtë të çështjes së Kosovës, por edhe përfundimin e marrëveshjes dy palëshe në një konferencë të re ndërkombëtare.

Kujtojmë se Grenell paraprakisht ka qëndruar në Kosovë, ku ka takuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarin e VV-së, Albin Kurti dhe të parin e LDK-së, Isa Mustafën./Gazeta Sinjali/