image Fillon takimi Mustafa - Limaj
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Politikë/ Fillon takimi Mustafa – Limaj

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka mbërritur në objektin e Kuvendit të Kosovës ku do të takohet me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj për të diskutuar për koalicionin qeverisës.

Mustafa fillimisht tha se do të takohet me të propozuarin për kryeministër nga partia e tij, Avdullah Hoti e më pas me liderin socialdemokrat.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme grupi parlamentar i LDK-së ka mbajtur takim, pas të cilit shefi i këtij grupi, Arben Gashi, tha se sot ose nesër do të bëhet procedimi i kërkesës për seancë të jashtëzakonshme. /Gazeta Sinjali/