Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka mbërritur në objektin e Kuvendit të Kosovës ku do të takohet me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj për të diskutuar për koalicionin qeverisës.
Mustafa fillimisht tha se do të takohet me të propozuarin për kryeministër nga partia e tij, Avdullah Hoti e më pas me liderin socialdemokrat.
Kujtojmë që gjatë ditës së sotme grupi parlamentar i LDK-së ka mbajtur takim, pas të cilit shefi i këtij grupi, Arben Gashi, tha se sot ose nesër do të bëhet procedimi i kërkesës për seancë të jashtëzakonshme. /Gazeta Sinjali/