image Fillon seanca gjyqësore ndaj Rexhep Selimit

Drejtësi

Fillon seanca gjyqësore ndaj Rexhep Selimit

news image

Ka nisur seanca gjyqësore ndaj Rexhep Selimit. Ai po paraqitet për herë të parë para Dhomave të Specializuara në Hagë, shkruan Gazeta Sinjali.

Selimi akuzohet për krime të luftës bashkë me Kadri Veselin, Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin.

Aktakuza kundër Rexhep Selimit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.

Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij./Gazeta Sinjali/