image Fillon seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita

Kosovë

Fillon seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita

news image

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita pas paralajmërimeve të kryeministrit Albin Kurti për heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe dhe atyre të Bosnje e Hercegovinës.

Seanca është thirrur me kërkesën e 41 deputetëve të opozitës, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë javës së kaluar, Kryesia e Kuvendit të Kosovës kishte konstatuar se kërkesa e deputetëve për seancë, i plotëson kushtet formale-juridike, andaj do të mbahet sipas kërkesës së deputetëve nënshkrues.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten në një konferencë të jashtëzakonshme për media kishte njoftuar se Kosova do ta heq pjesërisht taksën e vendosur ndaj Serbisë që nga 15 marsi i këtij viti.

Taksa ndaj mallrave serbe u vendos në nëntor të vitit 2018 nga ish-Qeveria Haradinaj./Gazeta Sinjali/