image Fillon rigjykimi në mungesë ndaj të akuzuarit për krime lufte

Drejtësi

Fillon rigjykimi në mungesë ndaj të akuzuarit për krime lufte

news image

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar sot rigjykimi në mungesë ndaj të akuzuarit Çedomir Aksiq, i cili po përballet me akuza për krime lufte.

Rasti është kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit, me kërkesën për plotësimin e kushteve ligjore për zhvillimin e gjykimit në mungesë.

Sipas zhvillimeve në seancë, është bërë e ditur se adresa e të akuzuarit është verifikuar përmes dëshmitarëve dhe autoriteteve policore, të cilat kanë konfirmuar se ai nuk banon në Republikën e Kosovës.

Seanca e sotme është ndërprerë dhe do të vazhdojë në një datë tjetër me vendim të trupit gjykues.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/