Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se rrugët e kryeqytetit janë duke u pastruar.
Këtë i pari i Prishtinës, e ka bërë përmes disa imazheve të publikuara në rrjetin social Facebook, shkruan Gazeta Sinjali.
“Prishtina dhe rri n’shpi”, janë fjalët që Ahmeti ka zgjedhur t’i shoqërojë këto imazhe.
Pastrimi i rrugëve të Prishtinës po bëhet në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e koronavirusit në Kosovë. Në vendin tonë, aktualisht janë konfirmuar 16 raste me koronavirus./Gazeta Sinjali/