image Tri vite nga vdekja e tij e dyshimtë, qytetarët marshojnë për Astrit Deharin

Kosovë

Drejtësi/ Tri vite nga vdekja e tij e dyshimtë, qytetarët marshojnë për Astrit Deharin

news image

Ka filluar marshi në kujtim të Astrit Deharit, në tre vjetorin e vdekjes së tij.

Me mbishkrimet “Pa drejtësi nuk ka qetësi”, qindra qytetarë po marshojnë në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, duke kërkuar drejtësi për Astrit Deharin.

Sot gjatë ditës, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryesia e këtij subjekti politik, familjarë e miq të Deharit kanë bërë homazhe tek varri i të ndjerit prej ku u kërkua që autorët që i morën jetën aktivistit të VV-së, të vihen para drejtësisë.

Ndërsa në qytetin e Prizrenit do ndizen qirinj për të përkujtuar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje i cili u gjet i vdekur në qelinë ku po mbahej ./Gazeta Sinjali/