image Fillon intervistimi i kandidatëve për kryeprokuror të Prokurorisë së Apelit dhe prokurorive themelore

Drejtësi

Fillon intervistimi i kandidatëve për kryeprokuror të Prokurorisë së Apelit dhe prokurorive themelore

news image

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka njoftuar se ka filluar procesi i intervistimit të kandidatëve për kryeprokuror të Prokurorisë së Apelit dhe për kryeprokurorë të prokurorive themelore në të gjitha rajonet e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, paneli për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit dhe gjashtë prokurorive themelore, përbëhet nga pesë anëtarë të KPK-së, përfshirë edhe Kryeprokurorin e Shtetit, si dhe kryesohet nga kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni.

“Procesi i intervistimit të kandidatëve për kryeprokuror të Prokurorisë së Apelit dhe kryeprokurorë të 6 prokurorive themelore është duke u monitoruar nga organizata e shoqërisë civile ‘Grupi për Studime Juridike dhe Politike’”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e KPK-së.

Po ashtu, bëhet e ditur se kandidatët që do zgjedhen si kryeprokurorë të prokurorive përkatëse punën në pozitën e re do ta fillojnë nga 1 janari i vitit 2021./Gazeta Sinjali/