image Fillon festivali i muzikës klasike "Chopin Piano Fest Prishtina"

Muzikë

Fillon festivali i muzikës klasike “Chopin Piano Fest Prishtina”

news image

Mbrëmë ka filluar edicioni i 11-të i festivalit të muzikës klasike “Chopin Piano Fest”, shkruan Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e bërë nga Ministria e Rinisë, Kulturës dhe Sportit theksohet se performanca e mbrëmshme ju dha adhuruesve të muzikës klasike atë që ka munguar në skenë që nga fillimi i pandemisë.

Adhuruesit e muzikës klasike patën mundësi të dëgjojnë pianisten e njohur Tutu Aydinoglu e cila intepretoi një program me virtuozët parisien të shekullit 19, një koncert i cili shfaqi brilancën performuese të pianistes dhe publikut i dha rastin pas shumë kohësh të dëgjojë tinguj të shkëlqyer pianistik, diçka që i mungonte skenës që nga fillimi i pandemisë”, thuhet në njoftim.

Tutje tregohet se Chopin Piano Fest i cili vjen si rezultat i punës së palodhshme të Lejla Pulës dhe Besa Luzhës do të mbahet deri në fund të këtij muaji./ GazetaSinjali/