Një bjeshkatar ka mbetur i lënduar në Malet e Sharrit ka njoftuar Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës.
Ndonëse nuk janë bërë të ditur detajet se kur është lënduar ai, Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës ka filluar aksion për shpëtimin e tij.
“Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës ka filluar me aksionin e shpëtimit në Malet e Sharrit të një bjeshkatari të lënduar”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.