image Fillojnë talljet me idenë e kandidatit të VV-së për “Miss Gjyshen” - Sinjali

Fillojnë talljet me idenë e kandidatit të VV-së për “Miss Gjyshen”

news image

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Ferizajt, Valon Ramadani, ka premtuar se në rast se do të zgjedhet kryetar i ardhshëm i Ferizajt, do të organizojë një festival në të cilin do të zgjedhet “Miss Gjyshja”.

Ky premtim i padëgjuar më parë i Ramadanit, vjen për arsye se ai mendon se gjyshet janë lënë anash.

Por, menjëherë pas deklaratës së Ramadanit kanë shpërthyer shakatë në rrjet.

Nga mbrëmë shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë nisur shakatë me idenë e Ramadanit për “Miss Gjyshen”.

Miran Ramadani, i cili në publik njihet si humorist, ka publikuar një video “duke e mashtruar gjyshen e tij” me premtimin e Valon Ramadanit.

Edhe Nol Nushi nga PSD-ja, ka publikuar një status duke pyetur se a kanë të drejtë gjakovarët të marrin pjesë në festivalin “Miss Gjyshja” në Ferizaj. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin