Drejtori i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Emin Beqiri dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kufitare, Shaban Gruda, janë degraduar në pozita.
Burimet e Sinjalit brenda Policisë bëjnë të ditur se është marrë vendim që Beqiri të transferohet në Drejtorinë në rajonin e Prizrenit.
Lidhur me këto ndryshime ende nuk janë deklaruar nga Policia e Kosovës.
Ndërsa për pozitën që pritet ta marrë Shaban Gruda, drejtor i departamentit të Policisë Kufitare, ende nuk dihet.