image Fillerët dermalë Neauvia Organic - zgjedhja e duhur për eliminimin e rrudhave

Bukuri dhe kujdes

Fillerët dermalë Neauvia Organic – zgjedhja e duhur për eliminimin e rrudhave

news image

Ju ka ndodhur të shikoni veten në pasqyrë dhe t’ju duket që diçka në fytyrën tuaj ka ndryshuar? Dukeni më të lodhur, fytyra juaj nuk e ka shkëlqimin që ka pasur, si dhe kanë filluar të shfaqen rrudhat; në fillim rrudha të holla të cilat me kohë pastaj bëhen edhe më të thella.

Kjo për shkak se me kalimin e moshës fillojnë ndryshimet nën lëkurë: eshtrat fillojnë të humbin dendësinë, muskujt tkurren dhe masa dhjamore pakësohet.

Lëkura është si një mbulesë e trupit dhe mbahet nga kockat, muskujt dhe masa dhjamore, prandaj kur humb mbështetjen nga kockat, muskujt dhe masa dhjamore, lëkura fillon të rrudhet.

Pra, lëkura e humb volumin dhe kur humbet volumi lëkura e humb shkëlqimin dhe fillon të rrudhet. Humbja e volumit në fytyrë fillon që nga mosha 20-vjeçare. Ky është një proces fiziologjik që i ndodh çdokujt pa përjashtim.

Por, si ta kthejmë volumin e humbur në fytyrë?

Shenjat e plakjes fillojnë nga brenda dhe plakja e lëkurës nuk mund të parandalohet vetëm duke përdorur kremra, sado të mira dhe të shtrenjta qofshin ato.

Kremrat veprojnë në sipërfaqe të lëkurës, hidratojnë dhe ushqejnë vetëm shtresat sipërfaqësore, derisa rrudhat shfaqen si pasojë e humbjes së volumit nga brenda.

Për të mbajtur volumin e lëkurës dhe për të parandaluar rrudhat dhe eliminuar ato, produktet më efektive janë FILLERËT DERMALË.

Fillerët apo mbushësit e lëkurës janë pajisje medicinale me bazë acidin hyaluronik – përbërës ky që gjendet në lëkurën tonë. Acidi hyaluronik e mbledh ujin dhe kësisoj mundëson të kthehet volumi në pjesët ku vërehet mungesa. Përveç shtimit të volumit, meqë acidi hyaluronik mbledh ujin, lëkura do të duket më e hidratuar dhe do të përmirësohet kualiteti i lëkurës.

Fillerët dermalë injektohen nga profesionistet shëndetësorë dhe varësisht se çka duam të korrigjojmë, fillerët duhet të injektohen në shtresa të ndryshme të lëkurës.

Fillerët dermalë më të pastër që mund të gjenden në treg janë fillerët Neauvia ORGANIC. Këta fillerë kanë acidin hyaluronik më të pastër, me një formulë të veçantë që nuk përmban elemente toksike (siç mund të përmbajnë produkte të tjera).

Fillerët dermalë Neauvia Organic në përbërje kanë edhe dy aminoacide të kolagjenit që stimulojnë regjenerimin dhe përmirësojnë kualitetin e lëkurës. Në treg ka disa lloje të fillerëve dermalë të cilëve nuk u dihet prejardhja dhe përbërja.

Jo rrallë janë raportuar komplikime si rezultat i përdorimit të produkteve të dyshimta dhe të papastra. Efektet anësore të fillerëve dermalë mund të shfaqen menjëherë ose pas gjashtë muajve, një apo dy viteve apo edhe më gjatë. Kjo ndodh për shkak të mbetjeve toksike që mund të mbesin në lëkurë edhe pasi acidi hyaluronik të jetë shkrirë përmes procesit fiziologjik në organizëm.

Neauvia ORGANIC fillerët dermalë janë fillerë të sigurt, me rezultate fantastike dhe qëndrueshmëri maksimale. Fillerët dermalë janë implante dhe si të tilla duhet të injektohen VETËM nga mjekët apo stomatologët e trajnuar.

Kujdesuni për fytyrën, kujdesuni për pamjen, korrigjoni të metat të cilat ju pengojnë, kërkoni trajtime te mjekët dhe veçanërisht KUJDES nga produktet që ju injektojnë./Gazeta Sinjali/