image Fiket zjarri në Shijak, rikthehet qarkullimi në autostradën Durrës–Tiranë

Shqipëri

Fiket zjarri në Shijak, rikthehet qarkullimi në autostradën Durrës–Tiranë

news image

Është vënë nën kontroll dhe është shuar zjarri që përfshiu një sipërfaqe të madhe me toka bujqësore në zonën e Koxhasit, në Shijak.

Flakët ishin përhapur me shpejtësi si pasojë e erës së fortë, ndërsa tymi i dendur kishte mbuluar një pjesë të zonës përreth, duke vështirësuar qarkullimin në autostradën Durrës–Tiranë.

Për shkak të situatës, autoritetet kishin ndërmarrë masa të përkohshme për menaxhimin e trafikut dhe sigurinë e drejtuesve të mjeteve. Pas shuarjes së zjarrit, qarkullimi në aks është rikthyer në normalitet.

Në operacionin për fikjen e flakëve morën pjesë forcat zjarrfikëse nga Shijaku, Durrësi dhe Vora, të cilat punuan për disa orë deri në izolimin e plotë të vatrës.

Fatmirësisht nuk raportohen dëme në banesa apo biznese, ndërsa është djegur një sipërfaqe toke bujqësore në zonën e Koxhasit.

Autoritetet pritet të nisin hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/